Frrok Lleshaj ish-polic, kreu 21 vite burg për vrasje me dashje! U qëllua për vdekje afër banesës, gjakmarrja pista kryesore e hetimeve

Shqipëria

Frrok Lleshaj ish-polic, kreu 21 vite burg për vrasje me dashje! U qëllua për vdekje afër banesës, gjakmarrja pista kryesore e hetimeve

Më: 4 gusht 2025 Në ora: 22:48
Foto ilustrim

Detaje të reja dalin lidhur me atentatin që u bë mbrëmjen e sotme (4 gusht) rreth orës 21:00 në fshatin Paçram të Vaut të Dejës, ku mbeti i vrarë 65-vjeçari Frrok Lleshaj.

Burime për News 24 bëjnë me dije se 65-vjeçari u qëllua për vdekje me armë zjarri pistoletë në afërsi të banesës së tij.

Pas krimit autorët janë arratisur, me policinë që po punon për identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve.

Viktima u gjet i pajetë në rrugë rreth orës 21:00 nga kalimtarët. Dyshohet se 65-vjeçari u qëllua për gjakmarrje.

Mësohet se 65-vjeçari, 30 vjet më parë ka vrarë kushëririn e tij, Dodë Lleshaj, për të cilën u arrestua, por ai u arratis në vitin 1997 nga burgu.

Sipas të dhënave, mësohet se Lleshaj, u arrestua më vonë ne 2006 ku vuajti 21 vjet burg dhe doli në vitin 2023.

Pavarësisht dënimit, viktima nuk e ka pranuar autorësinë e ngjarjes për të cilën është dënuar. Mësohet se në fillim vitet ’90, Frrok Lleshaj ka shërbyer edhe si efektiv policie.

Dyshimet e para nga policia janë për gjakmarrje por grupi hetimor po heton çdo pistë të mundshme.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat