Rama vijon postimet nga aksioni për lirimin e hapësirave publike: Po si mund të futet në bark i tërë trotuari

Shqipëria

Rama vijon postimet nga aksioni për lirimin e hapësirave publike: Po si mund të futet në bark i tërë trotuari

Më: 6 gusht 2025 Në ora: 21:52
Edi Rama

Kryeministri Edi Rama ka vijuar publikimin e rasteve të bizneseve që kanë zaptuar trotuarin, së fundmi kreu i qeverisë ka postuar pamjet e prishjes së një strukture metalike të lokalit që kishte zaptuar të gjithë trotuarin, ndërsa nuk bëhet me dije vendndodhja e tij.

“Po si mund të futet në bark i tërë trotuari deri tek bordura.

Vazhdojmë”, shkruan kryeministri në Facebbok.

Kujtojmë se prej 1 muaji vijon aksioni për lirimin e hapësirave publike të zaptuara nga ndërtime pa leje, kryesisht struktura metalike apo çadra të vendosura nga lokalet në trotuare. 

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat