Kryeministri Edi Rama këtë të dielë më 10 gusht, në një transmetim live ku u përgjigjet pyetjeve të qytetarëve, ka bërë me dije se po përgatitet një rregullore kombëtare lidhur me hapësirat publike, e cila do të përcaktojë me qartësi kufijtë mes interesit privat dhe hapësirës publike.
Rama theksoi se veprimet nuk përbëjnë një sulm ndaj sipërmarrjes, por janë pjesë e një procesi kombëtar për vendosjen e rregullave të qarta dhe të drejta për të gjithë.
“Bëhet fjalë për ndërtime të çmontueshme dhe ka mirëkuptim të madh dhe po i çmontojnë. Ka edhe raste kur kjo nuk ndodh.
Ky nuk është sulm ndaj aktivitetit sipërmarrës, po përgatisim një rregullore kombëtare që do të vendosdë qartë kufijtë dhe do të japë qartë hapësirat e lirisë. Do të ketë të gjithë hapësirën edhe për njësitë tregtare por pa kaëpërcyer kufirin që është i komunitetit.”, tha Rama.