Vdes 15-vjeçari i shpëtuar nga efektivi Mustaj në aksidentin e Fierit

Shqipëria

Vdes 15-vjeçari i shpëtuar nga efektivi Mustaj në aksidentin e Fierit

Më: 12 gusht 2025 Në ora: 07:30
Foto ilustrim

I mituri 15-vjeçar që i kishte mbijetuar aksidentit rrugor në vendin e quajtur “Qafa e Koshovicës” ka humbur jetën në spitalin e Traumës.

Djali ishte shpëtuar vetëm pak ditë më parë falë ndërhyrjes heroike të efektivit 26-vjeçar, Klajdi Mustaj, i cili rrezikoi jetën duke nxjerrë nga automjeti të dëmtuar personat që ishin në bord. Sipas informacioneve automjeti rrezikonte të shpërthente në flakë, shkruan Euronews.al,.

Një automjet kishte humbur kontrollin, ishte përmbysur dhe kishte mbetur i bllokuar në anë të rrugës, me katër persona të plagosur brenda.

Situata u bë edhe më e rrezikshme kur nga mjeti filloi të dilte tym i dendur, duke rrezikuar shpërthim. Aksidenti ndodhi mbrëmjen e të premtes rreth orës 20:00.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat