Zjarri në Lefterhor të Delvinës, digjen edhe kosheret, bletët ‘pushtojnë’ fshatin

Shqipëria

Zjarri në Lefterhor të Delvinës, digjen edhe kosheret, bletët ‘pushtojnë’ fshatin

Më: 13 gusht 2025 Në ora: 19:25
Lefterhor

Situata në fshatin Lefterhor në Delvinë paraqitet serioze, ndërsa zjarri ka djegur edhe kishën e fshatit.

Aktualisht vatrat në këtë fshat janë shuar, por banorët i druhen rindezjes së tyre.

Tch raporton se zjarri vijon të jetë aktiv në mal, dhe sipas banorëve në orët e mbrëmjes i frikësohen flakëve që mund të zbresin sërish drejt fshatit.

Ndërkohë zjarri ka djegur edhe disa koshere bletësh, teksa këto të fundit vërtiten nëpër fshat.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat