Kryeministri Rama për zjarret: Situata e përmirësuar falë sakrificave e mundimeve, i neveritur për lehaqeniet që vazhdojnë

Shqipëria

Kryeministri Rama për zjarret: Situata e përmirësuar falë sakrificave e mundimeve, i neveritur për lehaqeniet që vazhdojnë

Më: 14 gusht 2025 Në ora: 08:39
Foto nga vendi i ngjarjes

Kryeministri Edi Rama ka reaguar këtë mëngjes në rrjetet sociale lidhur me situatën e zjarreve që po përfshijnë vendin dhe rajonin, duke theksuar gatishmërinë e strukturave dhe përkushtimin e njerëzve në terren.

Ai shprehu shqetësimin për rrezikun e vazhdueshëm dhe për sjelljen sipërfaqësore të disa zërave publikë.

Në një status të publikuar në Facebook, Rama shkruan se, ndonëse situata është e përmirësuar falë “mundimeve dhe sakrificave”, rreziqet dhe të papriturat mbeten të pranishme në çdo moment.

Ai falënderoi të gjithë ata që janë në shërbim të përballimit të flakëve, por nuk i kurseu tonet e ashpra ndaj atyre që, sipas tij, “krehin veten para pasqyrave mediatike”.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat