Ndezi zjarr në tokën e tij por situata doli jashtë kontrollit, arrestohet 65-vjeçari në Berat

Shqipëria

Ndezi zjarr në tokën e tij por situata doli jashtë kontrollit, arrestohet 65-vjeçari në Berat

Më: 16 gusht 2025 Në ora: 10:24
Foto ilustrim

Një 65-vjeçar është vënë në pranga pasi ndezi zjarr në tokën e tij, por situata doli jashtë kontrollit.

Autori u identifikua dhe u vu në pranga si i dyshuar i zjarrvënies në fshatin Rabijak, Berat.

“Shërbimet e Komisariatit të Policisë Berat arrestuan shtetasin V. R., 65 vjeç, banues në fshatin Rabijak, Berat, pasi dyshohet se ditën e djeshme ka ndezur zjarr në tokën e tij. Zjarri i ka dalë jashtë kontrollit dhe ka rrezikuar banesa dhe sipërfaqe toke të mbjella me pemë frutore”, njofton policia.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë, Juridiksionit të Përgjithshëm Berat, për veprime të mëtejshme.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat