Vrasja me thikë në Divjakë/ Autori parkoi makinën dhe e qëlloi me thikë, viktima ndodhej në lokal i shoqëruar nga persona të tjerë

Shqipëria

Vrasja me thikë në Divjakë/ Autori parkoi makinën dhe e qëlloi me thikë, viktima ndodhej në lokal i shoqëruar nga persona të tjerë

Më: 20 gusht 2025 Në ora: 08:43
Foto ilustrim

Një ngjarje e rëndë ndodhi në orët e vona të natës së djeshme në fshatin Kryekuq të Divjakës.

Një 30-vjeçar është vrarë pasi u godit me thikë. Autori ende është në arrati.

Sipas informacioneve jo zyrtare autori pasi ka parkuar makinën në rrugë ka hyrë me thikë në dorë në drejtimin e tavolinës ku ishte viktima së bashku me persona të tjerë.

Viktima punonte si i punësuar sezonal në Himarë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat