“Po më arrestojnë”/ Mesazhi i fundit që ish-zv.drejtori i AKSHI dërgoi para zhdukjes

Shqipëria

“Po më arrestojnë”/ Mesazhi i fundit që ish-zv.drejtori i AKSHI dërgoi para zhdukjes

Më: 20 gusht 2025 Në ora: 20:21
Daniel Shima

Familjarët e Daniel Shimës, ish-zëvendësdrejtor i Përgjithshëm i AKSHI-t, kanë denoncuar në komisariatin nr. 1 humbjen e kontakteve me të afërmin e tyre.

Lajmi konfirmohet nga burime të Komisariatit nr. 1 në Tiranë nga ku bëhet me dije se  denoncimi është bërë nga nëna e Shimës.

“Po më arrestojnë”. Ky është mesazhi i fundit që Shima i ka dërguar bashkëjetueses dhe më pas telefoni i tij rezulton i fikur.

Por 34-vjeçari nuk i ka dhënë koordinata mbi vendndodhjen në ato momente. Hetuesit po përpiqen të gjurmojnë nëpërmjet tabulateve dhe antenave të kompanive celulare zonën ku ka qenë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat