Përballja me zjarret, Rama: Do përdorim më shumë dronë me kamera termike! Teknologji dhe inteligjencë me sisteme alarmi

Shqipëria

Përballja me zjarret, Rama: Do përdorim më shumë dronë me kamera termike! Teknologji dhe inteligjencë me sisteme alarmi

Më: 27 gusht 2025 Në ora: 11:38
Foto ilustrim

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se shumë shpejt edhe Shqipëria do të ketë flotën e avionëve për t’u përballur me situatat e zjarreve.

Rama: Edhe ne do të kemi së shpejti flotën e avionëve tanë, e cila do të nisë të ndërtohet me dy avionë zjarrfikës, por “magjia” është bashkërendimi dhe sakrifica në tokë.

Po përgatitemi për çfarë mund të bëjmë më shumë. Parandalim me të mençur, pastrim pyjesh, krijim korridoresh natyrore, futje në përdorim të më shumë dronëve në përdorim me kamera termike dhe futjen në përdorim të dronëve për mbjelljet e reja në sipërfaqet e djegura.

Teknologji dhe inteligjencë  me sisteme alarmi të hershëm dhe një funksionim më i mirë falë edhe investimeve që duhet të bëjmë më tej i qendrave të integruara të kontrollit për të pasur një reagim më të shpejte me mjete tokësore.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat