Tiranë, sekuestrohet pasuria në vlerë mbi 26 milionë euro e 45 vjeçarit të dënuar për vrasje

Shqipëria

Tiranë, sekuestrohet pasuria në vlerë mbi 26 milionë euro e 45 vjeçarit të dënuar për vrasje

Më: 29 gusht 2025 Në ora: 09:29
Foto ilustrim

Policia e Shtetit ka njoftuar se ka sekuestruar pasuri me vlerë 26 milionë e 500 mijë euro, në pronësi të një 45-vjeçari, i dënuar për vrasje dhe për pjesëmarrje në grup kriminal për trafikim të lëndëve narkotike, nga autoritetet italiane.

Sipas njoftimit pasuritë e sekuestruara janë konkretisht: 19 prona, 2 automjete dhe 20 llogari bankare, të regjistruara në emër të 45-vjeçarit ose të familjarëve të tij, me vlerë tregu rreth 26 milionë e 500 mijë euro, transmeton KosovaPress.

"Vijon puna për gjurmimin dhe sekuestrimin e pasurive të tjera që dyshohet se kanë burim nga veprimtaritë kriminale të këtij shtetasi.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme", thuhet në njoftim.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat