Tre persona mbesin të bllokuar në malin e Ndëranit në Gjirokastër, policia iu del në ndihmë

Shqipëria

Tre persona mbesin të bllokuar në malin e Ndëranit në Gjirokastër, policia iu del në ndihmë

Më: 1 shtator 2025 Në ora: 14:40
Foto nga vendi i ngjarjes

Tre persona kishin mbetur të bllokuar në malin mbi fshatin Ndëran, Gjirokastër, pasi njëri prej tyre ishte rrëzuar në përrua.

Policia ka bërë të ditur se 70-vjeçari që kishte rënë në përrua u nxor nga aty në gjendje të mirë shëndetësore, iu dha ndihma e parë dhe më pas u transportua për ndihmë mjekësore në Spitalin Rajonal Gjirokastër.

“3 shtetasit falënderuan shërbimet e Policisë dhe shërbimet e tjera, për përkushtimin dhe humanizmin e treguar, si dhe për ndihmën e dhënë në kohë rekord.

 Policia e qarkut Gjirokastër është e angazhuar maksimalisht në shërbim të qytetarëve, vizitorëve dhe turistëve, dhe i fton ata që për çdo rast nevoje për ndihmë, të telefonojnë në numrin pa pagesë 112”, thuhet tutje në njoftim.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat