Dy aksidente në autostradën Lushnjë-Fier, një i lënduar

Shqipëria

Dy aksidente në autostradën Lushnjë-Fier, një i lënduar

Më: 3 shtator 2025 Në ora: 10:30
Foto ilustrim

Dy aksidente kanë ndodhur pranë vendit te quajtur “Pushimi i Shoferit” në autostradën Lushnjë-Fier

Një përplasje në seri në kahun drejt Fierit shkaktoi një të plagosur që u dërgua me urgjencë në spitalin e Lushnjës.

Në aksident u përfshinë një “Caddy” dhe dy “Benz”, me dëme materiale të konsiderueshme.

Në një tjetër aksident, një Skoda përfundoi tek barriera e hekurt në kryqëzim, por pa pasoja për jetën e drejtuesit.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat