I vodhi një gruaje telefonin dhe sendet personale në spitalin e Lushnjës, kapet pas dy vitesh në arrati 34-vjeçari

Shqipëria

I vodhi një gruaje telefonin dhe sendet personale në spitalin e Lushnjës, kapet pas dy vitesh në arrati 34-vjeçari

Më: 5 shtator 2025 Në ora: 13:05
Foto ilustrim

Lushnjë- Një 34-vjeçar që vodhi dy vite më parë telefonin dhe sendet personale të një gruaje në ambientet e spitalit të Lushnjës, është arrestuar nga policia ditën e sotme.

Burime zyrtare thanë se i prangosuri Xhuljano Xhaferaj, banues në fshatin Plug, është person i skeduar dhe me precedentë penalë në fushën e vjedhjeve.

“Si rezultat i kërkimeve të bazuara te informacionet e siguruara në rrugë informative, me objektiv kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim, shërbimet e Komisariatit të Policisë Lushnjë lokalizuan dhe ndaluan Xh. Xh., 34 vjeç, banues në fshatin Plug, Lushnjë, i dënuar më parë për veprën penale të vjedhjes”, bëri me dije policia vendore.

Mësohet se 34-vjeçari është dënuar në mungesë nga Gjykata e Fierit me 8 muaj burg për veprën penale “vjedhja”. Për këtë rast dosja i ka kaluar prokurorisë për veporime të mëtejshme, kurse i ndaluari është mbyllur në qeli për vuajtjen e dënimit.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat