Belind Këlliçi: McGonigal i tregoi kolegut të vet foton me kryeministrin! SPAK të hetojë

Shqipëria

Belind Këlliçi: McGonigal i tregoi kolegut të vet foton me kryeministrin! SPAK të hetojë

Më: 9 shtator 2025 Në ora: 06:28
Deputeti i zgjedhur i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi

Deputeti i zgjedhur i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi, ka kërkuar sot që SPAK të hetojë lidhjet e kryeministrit Edi Rama me ish-agjentin e FBI-së, Charles McGonigal, duke i quajtur ato si çështje me rëndësi të lartë publike dhe ndërlidhje të dyshimta me korrupsion ndërkombëtar.

“Për 6 muaj janë hetuar marrëdhëniet e McGonigal me një oligark rus dhe korruptimi i tij nga një ish-agjent shqiptar i sigurimit. Por çështja nuk përfundon këtu,” tha Këlliçi në emisionin Log. në News24, duke shtuar se janë zbuluar edhe lidhje me dy ish-këshilltarë të presidentit të SHBA në një tjetër aferë kineze.

Sipas tij, në telefonin e McGonigal është gjetur një komunikim i drejtpërdrejtë gjatë vizitës së tij në Tiranë, ku ai dërgon një foto të Edi Ramës dhe shkruan: “Jam me këtë mikun që po reformon drejtësinë, ka shumë mundësi për ne. Gjithmonë po mendoj për të ardhmen”. Këlliçi e interpreton këtë si interes personal për përfitime financiare nga një reformë që pretendohet të jetë në interes publik.

Belind Këlliçi: Fakt i ditur botërisht të presidentit të SHBA me ish-agjentin McGonigal, ne 27 janar 2023, është shprehur që ai uron të digjet në ferr, ditën kur është dënuar për skandalin rus.

S’ka patur hetim të plotë. Në këto 6 muaj është bërë hetim i plotë, dosja ruse, marrëdhënia e tij me një oligarkun rus dhe korruptimi nga një ish- agjent i kundërzbulimit shqiptar sigurimit shqiptar, korruptimi me 220 mijë dollarë nga njerëzit e kryeminstrit por i kanë dalë dhë nje cështje kineze ku janë përfshirë 2 ish-këshilltarë të presidentit të Republikës.

Është e shkruar që në telefonin e McGonigal është administruar një komunikim ku gjatë takimit me kryeministrin Rama në Tiranë i nis foton një kolegu të tij dhe i thotë “jam me këtë mikun që po reformon drejtësinë dhe këtu dukshëm ka shumë mundësi për ne dhe përherë unë po mendoj për të ardhmen”. Përbënte interesa madhore për të bërë lekë.

SPAK duke qenë se pretendon se ka patur mbështetje nga SHBA, nuk ndodhet sot në tutelën e Soros dhe nuk merr më urdhër as nga Soros as nga i jati. Partner të tij janë një administratë krejt ndryshe. Nëse duan të bëjnë detyrën, le të hetojnë lidhjet e kryeministrit me McGonigal.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat