Berisha homazhe në bustin e Azem Hajdarit: Sot duhet të ngrihemi për të shpëtuar pluralizmin!

Shqipëria

Berisha homazhe në bustin e Azem Hajdarit: Sot duhet të ngrihemi për të shpëtuar pluralizmin!

Më: 12 shtator 2025 Në ora: 09:57
Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha

Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha dhe anëtarët e PD-së bënë homazhe sot në bustin e Azem Hajdarit.

“Në këtë përvjetor të rënies së tij, për të mbetur i pavdekshëm. Janë më të gjallë se kurrë, në idealet e shqiptarëve që aspirojnë dinjitetin njerëzor. Idealet e Azem Hajdarit më ftuese se kurrë që nga viti ‘90 deri në këto momente pasi Shqipëri është zhytyr sot në formën më të shëmtuar të diktaturës, është diktatura e drogës dhe krimit.

Sot pluralimi për të cilin Azem Hajdari ecën drejt sakrificave sublime për rivendosjen në Shqipëri pluralizmin. Sot bota e lirë nuk ekziston, fjala e lirë është në sadrin xhelatëve të pushtetit, siç ishte ajo në kohën e diktaturës. Sot është një ditë  betimi, do të thoja për çdo demorkat dhe demokrate shqiptare.

Deputetë të PD dhe drejtues e drejtues të kësaj partie, dhe mbështetësit e saj, që të ngrihemi për të shpëtuar e liruar Shqipërinë. Për të shpëtuar votën e lirë, fjalën e lirë, të gatshëm për çdo çmim e sakrificë pas liria e dinjiteti kërkojnë sakrifica, demokratët shqiptarë, pavarësisht ditëve të vështira do t’i tregojnë botës se janë armiq me armiqtë e fjalës së lirë, do të kthejnë në këtë vend vlerat e lirisë, fjalën e lirë“, deklaroi Berisha.

Pas përfundimit të ceremonisë përkujtimore, Sali Berisha dhe deputetët e Partisë Demokratike i janë drejtuar Kuvendit.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat