Bie zjarr në Qafën e Butrintit, flakët e favorizuara nga era rrezikojnë Parkun Kombëtar

Shqipëria

Bie zjarr në Qafën e Butrintit, flakët e favorizuara nga era rrezikojnë Parkun Kombëtar

Më: 15 shtator 2025 Në ora: 18:44
Zjarre

Një zjarr ka rënë ditën e sotme në zonën e njohur si Qafa e Butrintit, duke përfshirë një pjesë të gjelbëruar të Parkut Kombëtar të Butrintit.

Sipas informacioneve paraprake, era e fortë që fryn aktualisht po ndikon në përhapjen e flakëve, duke rrezikuar sipërfaqe të tjera të parkut.

Në vendngjarje ndodhet zjarrfikësja, e cila po punon për izolimin dhe shuarjen e flakëve, ndersa ende nuk ka të dhëna zyrtare për shkakun e rënies së zjarrit.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat