Shkrumbohet “Benzi” në Levan/ Mori flakë në lëvizje, shpëton shoferi

Shqipëria

Shkrumbohet “Benzi” në Levan/ Mori flakë në lëvizje, shpëton shoferi

Më: 15 shtator 2025 Në ora: 23:41
Pamje nga vendi i ngjarjes

Një automjet tip “Benz” është përfshirë nga flakët mbrëmjen e sotme në zonën e Levanit.

Sapo ka vënë re zjarrin, drejtuesi i mjetit ka ndaluar automjetin dhe ka dalë menjëherë prej tij, duke shpëtuar pa lëndime.

Zjarrfikësja ka mbërritur në vendngjarje dhe ka arritur të shuajë flakët, ndërsa makina është djegur plotësisht.

Në vendngjarje ndodhen policia dhe grupi hetimor, të cilët po punojnë për të zbardhur shkaqet e rënies së zjarrit.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat