“Po bëni grusht kushtetues!”, Shehu: Nuk ecet drejt BE-së duke shkelur ligjin!

Shqipëria

“Po bëni grusht kushtetues!”, Shehu: Nuk ecet drejt BE-së duke shkelur ligjin!

Më: 16 shtator 2025 Në ora: 13:15
Mediu

Deputeti i Partisë Demokratike, Tritan Shehu nga Kuvendi akuzoi maxhorancën se po shkel Kushtetutën.

Ai tha se nuk ecet drejt BE-së duke shkelur kushtetutën.

“Ju po bëni grusht kushtetues. Po shteroni kushtetutën. Po bini Shqipërinë në një batak kushtetues. Ndodhi kjo gjë me dekretin para pak ditësh me kryeministrin.

Nuk ecet përpara drejt Europës duke shkelur kushtetutën. Nëse doni që të shkojmë në Europë, duke prekur Kushtetutën. Kushtetuta duhet respektuar. Pas asaj që ndodhi pas masakrës zgjedhore, çdo gjë që është bërë, është bërë me kompromis. Po shkelni kushtetutën.”, tha ai.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat