Sarandë, 2 automjete përplasen në aksin Sarandë-Delvinë, plagoset pasagjerja

Shqipëria

Sarandë, 2 automjete përplasen në aksin Sarandë-Delvinë, plagoset pasagjerja

Më: 20 shtator 2025 Në ora: 09:01
Sarandë

Një aksident rrugor ka ndodhur mëngjesin e sotëm në aksin Sarandë–Delvinë, në fshatin Shijan.

Dy automjete janë përplasur me njëri-tjetrin, ndërsa njëri prej tyre është goditur më pas edhe nga një kamionçinë.

Si pasojë e aksidentit ka mbetur e lënduar lehtë një grua, pasagjere në automjetin Opel.

Fatmirësisht, e lënduara ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat