Gjatë mbledhjes së sotme të Këshillit Bashkiak të Tiranës, këshilltari i opozitës Dorian Teliti e cilësoi vendimin për ta shkarkuar Erion Veliajn si një moment të veçantë dhe historik, duke theksuar se shumica socialiste ka zgjedhur më në fund të ngrihet në lartësinë e përgjegjësisë institucionale.
Sipas tij, opozita kishte katër muaj që priste një moment të tillë, ndërsa shprehu dëshirën që ky vendim të ishte i shoqëruar me më shumë transparencë dhe pasqyrim të shkeljeve që, sipas tij, kanë ndodhur përgjatë drejtimit aktual të bashkisë.
Dorian Teliti: Ndonëse do të donit ta trajtonit si ditë normale, kjo nuk është një ditë e tillë. Pasi kjo është një ditë e veçante. Ju po ngriheni në lartësinë e detyrës, por keni 7 muaj që i keni munguar kësaj lartësie.
Ky akt i sotëm është historik. Ne sot i bashkuam votat tona, jo ne me ju, por ju me ne. Kemi 4 muaj që kjo ditë të ndodhte. Do të doja që ky akt të ishte i pasqyruar me shume shkelje.