Tritol banesës së ish partneres së Laert Haxhiut/ Karamuço: Mesazh i koduar, po hetohet në disa pista

Shqipëria

Tritol banesës së ish partneres së Laert Haxhiut/ Karamuço: Mesazh i koduar, po hetohet në disa pista

Më: 30 shtator 2025 Në ora: 23:41
Foto nga vendi i ngjarjes

Eksperti i kriminalistikës, Ervin Karamuço thotë se tritoli i vendosur në banesën e ish partneres së Laert Haxhiut, është mesazh i koduar për këtë të fundit.

Në një intervistë për “Ora e Fundit” në ABC News, Karamuço u shpreh se po hetohet në lidhje me disa pista.

Karamuço shtoi se rivaliteti mes grupeve kriminale, mund të jetë një nga pistat.

“Ka disa pista. Ky shpërthim ishte një mesazh. Nuk ka pasur dëm të madh material. Është vedosur që të merret ai mesazh, të krijohet ideja e frikës dhe pasigurisë. Mesazh i koduar që i çohet këtij personazhi në burg. Është personazh që ka krijuar probleme edhe me sigurinë në burg aty ku ndodhet. Të shikojmë se çfarë do të thotë policia.”, theksoi ai.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat