Shpërthimi me tritol i makinës në Sarandë, Policia jep detajet e ngjarjes së rëndë

Shqipëria

Shpërthimi me tritol i makinës në Sarandë, Policia jep detajet e ngjarjes së rëndë

Më: 5 tetor 2025 Në ora: 07:33
Foto ilustrim

Policia e Sarandës ka bërë të ditur mesnatën e sotme se një makinë në pronësi të Isuf Jaçajt është hedhur në erë në lagjen numër 3, e për pasojë drejtuesi i mjetit ka humbur jetën.

Njoftimi i Policisë

Sot, rreth orës 22:50, në lagjen nr. 3, Sarandë, dyshohet se ka shpërthyer një sasi lënde eksplozive e vendosur në një automjet tip Toyota, në pronësi të shtetasit I. J. Ky shtetas dyshohet se është edhe personi që ndodhej brenda në automjet i cili si pasojë e shpërthimit ka humbur jetën.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po vijon punën për identifikimin dhe kapjen e autorit/autorëve, zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe dokumentimin e saj ligjor.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat