Flet i përlotur Hoxha: Jashtë çdo imagjinate, jemi të tronditur por nuk frikësohemi

Shqipëria

Flet i përlotur Hoxha: Jashtë çdo imagjinate, jemi të tronditur por nuk frikësohemi

Më: 7 tetor 2025 Në ora: 15:00
Gerd Hoxha

Kryetari i Unionit të Gjyqtarëve të Shqipërisë, Gerd Hoxha u shfaq i prekur teksa dënoi ngjarjen e rëndë të ndodhur një ditë më parë kur gjyqtari Astrit Kalaja u vra me armë zjarri teksa kryente detyrë.

Në një deklaratë të shkurtër për mediat Hoxha e cilësoi ngjarjen jashtë çdo imagjinate, ndërsa tha se është e pamundur që qytetarët të marrin drejtësi, nëse gjyqtarët janë të kërcënuar.

“Nuk kam fjalë ta përshkruaj dhimbjen që ndiej personalisht, humbëm një koleg, një njeri me shumë vlera, më besoni është jashtë çdo lloj imagjinate që mund të ndodhin gjëra të tilla.

Besoj se sot është koha që shoqëria shqiptare të reflektojë thellë për këto ngjarje makabre, institucionet shtetërore të reagojnë me urgjencë, është koha të thirret një forum kombëtar për t’i dhënë fund një herë e mirë këtyre ngjarjeve të dhimbshme për t’i siguruar qytetarëve drejtësi dhe është e pamundur të marrin drejtësi nëse gjyqtarët janë të kërcënuar. Ju kërkoj ndjesë për gjendjen emocionale. Gjyqtarët janë shumë të tronditur por nuk frikësohen për të dhënë drejtësi”, tha Hoxha.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat