Policia e Shtetit ka arrestuar Adjol Kushtaj (38), banues në Vlorë, i cili ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Apelit Firence Itali, e ka dënuar me 10 vjet burg, për veprimtari kriminale në fushën e narkotikëve, lokalizohet dhe vihet në pranga 38-vjeçari, i shpallur në kërkim ndërkombëtar, me qëllim ekstradimi drejt Italisë.
Kushtaj u arrestua si pjesë e operacionit policor Ombra nga Seksioni për Hetimin e Narkotikëve, në bashkëpunim me Seksionin Operacional në DVP Vlorë, me qëllim ekstradimi drejt Italisë, për veprat penale kultivim i bimëve narkotike, prodhim, mbajtje dhe shitje e lëndëve narkotike, trafikim i narkotikëve dhe krim i kryer në bashkëpunim, raporton KosovaPress.
Interpol Tirana dhe Interpol Roma vijojnë bashkëpunimin për procedurat e mëtejshme të ekstradimit.