Parashikimi i motit/ Si do variojnë temperaturat përgjatë ditës

Shqipëria

Parashikimi i motit/ Si do variojnë temperaturat përgjatë ditës

Më: 12 tetor 2025 Në ora: 07:48
Foto ilustrim

Ditën e diel vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme.

Moti parashikohet i kthjellët në të gjithë territorin pa përjashtuar vranësira të pakta kalimtare nga orët e mesditës e pasdite kryesisht në relievet kodrinore- malore.

Era do të fryjë me drejtim verilindje-veriperëndim me shpejtësi mesatare 8m/s, ndërsa përgjatë zonave luginore dhe vijës bregdetare e kryesisht në atë veriperëndimorë pritet të fitojë shpejtësi 12m/s.

Deti- valëzimi i forcës në detet Adriatik dhe Jon i forcës 1-2 ballë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat