Sherri me thika në Bathore, arrestohen 2 të rinj, në hetim 6 të tjerë

Shqipëria

Sherri me thika në Bathore, arrestohen 2 të rinj, në hetim 6 të tjerë

Më: 13 tetor 2025 Në ora: 16:00
Foto ilustrim

Policia e Tiranës ka arrestuar 2 persona dhe ka nisur procedimin në gjendje të lirë për 6 të tjerë lidhur me sherrin me thika të ndodhur një ditë më parë në Bathore ku mbetën të plagosur me thikë  persona.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 5 arrestuan shtetasit E. L., 19 vjeç, dhe për një 16-vjeçar, si dhe referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit K. A., 21 vjeç, A. A., 25 vjeç, dhe për 4 shtetas të mitur.

Mbrëmjen e së dielës te pedonalja e Bathores janë konfliktuar me njëri-tjetrin, për motive të dobëta.

Gjatë konfliktit, kanë pësuar dëmtime, dyshohet me mjet prerës, 5 shtetas, të cilët ndodhen në spital, jashtë rrezikut për jetën. Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua një mjet prerës.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat