Vrasja e gjyqtarit Astrit Kalaja, kreu i Policisë së Shtetit, Ilir Proda shkon në GJKKO

Shqipëria

Vrasja e gjyqtarit Astrit Kalaja, kreu i Policisë së Shtetit, Ilir Proda shkon në GJKKO

Më: 14 tetor 2025 Në ora: 09:07
Kreu i Policisë së Shtetit, Ilir Proda

Kreu i Policisë së Shtetit, Ilir Proda ka shkuar në sot në Gjykatën e Posaçme Antikorrupsion.

Kjo, pas ngjarjes së rëndë që tronditi vendin, ku në sallën e Gjykatës së Apelit u vra gjyqtari Astrit Kalaja.

Proda ka shkuar në GJKKO pas zhurmës së krijuar në lidhje me sigurinë në gjykata, për të sqaruar rolin e Policisë së Shtetit në ruajtjen dhe sigurinë e këtyre institucioneve të drejtësisë.

Pamjet e publikuara, tregojnë momentin kur Proda hyn në GJKKO.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat