Marrëveshja e Trump për armëpushimin në Gaza, Berisha sulmon qeverinë: Nuk u përshëndet vetëm nga Koreja e Veriut, Irani dhe Ramaduro

Shqipëria

Marrëveshja e Trump për armëpushimin në Gaza, Berisha sulmon qeverinë: Nuk u përshëndet vetëm nga Koreja e Veriut, Irani dhe Ramaduro

Më: 15 tetor 2025 Në ora: 13:48
Sali Berisha

Kryedemokrati Sali Berisha ka reaguar ashpër ndaj heshtjes së qeverisë shqiptare mbi marrëveshjen e ndërmjetësuar nga presidenti amerikan Donald Trump për Gazën, duke e cilësuar qëndrimin e Tiranës si identik me atë të Koresë së Veriut dhe Iranit.

Në konference me gazetaret, Berisha e cilësoi qeverinë e kryeministrit Edi Rama si “narkoshtet” dhe tha se heshtja e saj përballë një marrëveshjeje që është përshëndetur nga e gjithë bota, është e pajustifikueshme dhe tregon orientim të rrezikshëm diplomatik.

“Çka flet për një qëndrim të qartë, identik me të Teheranit dhe të Koresë së Veriut.
Ndërkohë, Shqipëria është vend anëtar i NATO-s, Shqipëria është një vend me lidhje të forta miqësore me Izraelin, por e vërteta është edhe me shtetin e Palestinës. Tani e njohën, por ne e kemi pasur të njohur. Ne nuk e kemi ndërprerë asnjëherë njohjen e shtetit palestinez dhe këtu ka pasur gjithmonë ambasadorë të akredituar”, tha Berisha.

Pjese nga deklarata e Berishes

Por, ajo që spikat është një marrëveshje që e ka përshëndetur pothuajse e gjithë bota, e ka përshëndetur edhe Vuçiçi, e ka përshëndetur edhe ministri i Jashtëm kinez, me ato objeksionet e veta.

Këtë marrëveshje e kanë kaluar në heshtje varri Kim Jong Un i Koresë së Veriut, Irani i Ajatollahëve dhe Tirana e Ramaduros.

Kur në parlament ish-ministri i Jashtëm, Tritan Shehu, u ngrit me të drejtë, përshëndeti dhe siç e thamë, atë duhej ta bënte kryetari i parlamentit, përgjigja e zëdhënësit të Edi Ramës, Ballës, ishte prit, se presidenti nuk ka shkuar në Jerusalem akoma.

Tani, presidenti bëri udhëtimin epik të tij dhe këta heshtin në një akt jashtëzakonisht domethënës dhe absurd.

As Pëllumbesha nuk thotë një fjalë, as Harami i Presidencës nuk shkruan një rresht, Edi Rama jo e jo.

Çka flet për një qëndrim të qartë, identik me të Teheranit dhe të Koresë së Veriut.

Ndërkohë, Shqipëria është vend anëtar i NATO-s, Shqipëria është një vend me lidhje të forta miqësore me Izraelin, por e vërteta është edhe me shtetin e Palestinës. Tani e njohën, por ne e kemi pasur të njohur. Ne nuk e kemi ndërprerë asnjëherë njohjen e shtetit palestinez dhe këtu ka pasur gjithmonë ambasadorë të akredituar.

Ad 

卵を冷蔵庫に入れてはいけない。これがその理由だ。Travel Sent

冷蔵庫に入れてはいけない17の食品Travel Sent

Në vitet e hapjes së vendit kam pritur si Shimon Perez, edhe Jaser Arafat në Tiranë.

Ne kemi një veçanti në marrëdhëniet me hebrenjtë, sepse është një trashëgimi e jashtëzakonshme ajo që na lanë paraardhësit e virtytshëm gjatë luftës së dytë botërore, në një kohë kur të tjerët nuk e bënë, shqiptarët e bënë.

Ajo është një nga trashëgimitë, krahas tolerancës fetare, një nga trashëgimitë më të shkëlqyera që kemi ne.

Por ne kemi simpatitë tona, kemi miqësinë tona edhe me kombin arab në tërësi, por edhe me kombin palestinez në këtë rast. Lidhjet tradicionale me këto vende dhe se ç’ndodhi me telefonin e Tiranës, pse ky telefon funksionoi me Teheranin dhe Phenianin, do merret vesh në javët që vjen, por ky është një qëndrim i dënueshëm.

Dhe unë dënoj absolutisht, thellësisht qëndrimin që mbajnë ndaj një marrëveshje, të cilën e përshëndetën edhe ata që Donald Trump i ka cilësuar si kundërshtarë, dhe që janë faktuar si kundërshtarët e tij, në SHBA.

Kurse Shqipëria hesht… narkoshteti shqiptar hesht si fija e barit.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat