Boçi: Hakmarrje e sëmurë! Pushteti kërkon të bëjë shembull kush nuk përkulet

Shqipëria

Boçi: Hakmarrje e sëmurë! Pushteti kërkon të bëjë shembull kush nuk përkulet

Më: 15 tetor 2025 Në ora: 18:02
Luçiano Boçi

Luçiano Boçi ka reaguar në lidhje me gjobën prej 4 milionë eurosh të vendosur nga Tatimet tre vite pas shembjes së “Prestige Resort”.

Në një postim në rrjetet sociale, Boçi shkruan se kjo është një filozofi e një pushteti që nuk kërkon drejtësi, por nënshtrim.

“Nuk i intereson ligji, i intereson që Irfani të përkulet dhe të tjerët sipas shembullit “shikoni ç’i ndodh atij që s’përkulet”.

Ironia është e plotë. Kemi një shtet e qeverisje groteske që nuk sheh korrupsionin përballë, por ama sheh fitimin imagjinar thellë nën rrënoja, për të ndëshkuar në rituale hakmarrje ato qe i dalin kundër”, shkruan Boçi.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat