Ndarja nga jeta e Fatos Nanos, reagon Berisha: Personalitet kryesor i të majtës shqiptare!

Shqipëria

Ndarja nga jeta e Fatos Nanos, reagon Berisha: Personalitet kryesor i të majtës shqiptare!

Më: 31 tetor 2025 Në ora: 18:48
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha dhe Fatos Nano, ish-kryeministër i vendit dhe ish-kryetar i Partisë Socialiste

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka reaguar me një status në Facebook pas ndarjes nga jeta të Fatos Nanos ditën e sotme.

Berisha thekson se “Fatos Nano ka meritën e reformimit të Partisë Socialste, anëtarësimin e saj në forume të majta ndërkombëtare si dhe pranimin nga ai vetë të rotacionit të pushtetit”.

Postimi i plotë i Sali Berishës:

Fatos Nanon mbyll sytë përgjithmonë.

Të dashur miq, Fatos Nano, ish-kryeministër i vendit dhe ish-kryetar i Partisë Socialiste, personalitet kryesor i të majtës shqiptare gjatë tranzicionit, mbylli sytë përgjithmonë.

Fatos Nano ka meritën e reformimit të Partisë Socialste, anëtarësimin e saj në forume të majta ndërkombëtare si dhe pranimin nga ai vetë të rotacionit të pushtetit.

Me këtë rast shpreh ngushëllime familjes, miqve, të afërmëve të tij dhe socialistëve.

Amen!

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat