Media shqiptare: Ish-gruaja e Fatos Nanos s’ishte në ceremonië mortore, disa e ngatërruan Shefikat Ngjelën me të

Shqipëria

Media shqiptare: Ish-gruaja e Fatos Nanos s’ishte në ceremonië mortore, disa e ngatërruan Shefikat Ngjelën me të

Më: 2 nëntor 2025 Në ora: 16:41
Shefikat Ngjela

Në disa media sot është shpërndarë një fotografi nga ceremonia e lamtumirës së ish-kryeministrit të Shqipërisë, Fatos Nano, me pretendimin se në të shfaqet ish-bashkëshortja e tij, Rexhina Nano.

Por, në fakt, gruaja në foto nuk është Rexhina Nano, por Shefika Ngjela, mikeshë e familjes dhe e zonjës Xhoana Nano, bashkëshortes së themeluesit të Partisë Socialiste të Shqipërisë.

Rexhina Nano, ish-bashkëshortja e parë e Fatos Nanos, nuk ka qenë pjesë e ceremonisë mortore.

Gabimi duket se është bërë nga disa portale që kanë shpërndarë imazhin pa e verifikuar identitetin e personit në foto.

Rexhina Nano ka qenë e martuar për 27 vjet me Fatos Nanon dhe është ndarë në vitin 2001. Ajo nuk ka bërë asnjë dalje publike që prej asaj kohe.

E vetmja dëshmi për jetën e saj bashkëshortore është libri “Të jetosh kohën” (2018), ku ajo flet me shumë dashuri dhe respekt për ish-bashkëshortin. Në ceremoninë zyrtare sot ishin të pranishëm fëmijët e saj dhe të Fatos Nanos, si dhe mbesa e nipi, ndërsa Xhoana Nano ishte e shoqëruar nga djali i saj.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat