PS sonte ka takim me deputetët e Tiranës.
Kryeministri Edi Rama ka mbërritur në selinë rozë ku pritet të nisë mbledhjen me deputetët e Partisë Socialiste në Tiranë.
Pjesë e takimit, raportohet se do të jenë edhe ish-deputetët që ishin angazhuar për zgjedhjet që ishin planifikuar të mbahenin në kryeqytet.
Më herët gjatë kësaj të mërkure, Rama zhvilloi një mbledhje në Kryeministri me kryetarin e Kuvendit, kreun e Grupit Parlamentar të PS-së dhe krerët e Komisioneve Parlamentare.