Do të kryenin gjueti të paligjshme, procedohen dy persona në Shkodër

Shqipëria

Do të kryenin gjueti të paligjshme, procedohen dy persona në Shkodër

Më: 8 nëntor 2025 Në ora: 13:34
Foto ilustrim

Janë proceduar penalisht këtë të shtunë dy persona në fshatin Domen, Shkodër.

Kjo pasi  u kapën në flagrancë me 3 armë gjahu në makinë, për të cilat dyshohet se do t’i përdornin për të kryer gjueti të paligjshme.

Sipas raportimeve, policia  ka konstatuar 2 shtetasit duke udhëtuar me një automjet tip “Mitsubishi”, në të cilin, gjatë kontrollit, gjetën 3 armë gjahu me leje, municion luftarak, dy radio marrës–dhënës dhe një xhup me mbishkrimin “Policia”, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së Shkodrës, për veprime të mëtejshme.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat