“Beratasit e dinë se kë do të zgjedhin”- Ervin Demo: Kandidati që do të fitojë, do të ketë mbështetjen time si ministër

Shqipëria

“Beratasit e dinë se kë do të zgjedhin”- Ervin Demo: Kandidati që do të fitojë, do të ketë mbështetjen time si ministër

Më: 9 nëntor 2025 Në ora: 10:55
Ervin Demo

Ministri i Pushtetit Vendor dhe njëkohësisht i deleguari politik i qarkut Berat, Ervin Demo u ben thirrje qytetareve të ushtrojnë të drejtën e tyre të votës.

Në një prononcim për mediat Demo tha se qytetarët e kanë shumë të qartë se kë do të votojnë dhe së kush është zgjidhja.

Ervin Demo: Qytetarët e Beratit e kanë shumë të qartë se kush do të jetë zgjedhja dhe zgjidhja. Beratasit e dinë se kë do të zgjedhin. Pavarësisht se në Berat është bërë një transformim i jashtëzakonshëm, padyshim që ne kemi dhe shumë sfida. Ai që do të zgjidhet do i çojë para këto projekte dhe do të ketë mbështetjen time.

Ka disa projekte shumë të bukura gjatë vitit 2026 për Bashkinë e Beratit. Këto janë zgjedhje të pjesshme, afatet kanë qenë më të ngushta, në të pesta bashkie PS ka marrë angazhimin maksimal…Ne kemi nevoja për te bere investime te metejshme.

Ai qe do te drejtoje bashkinë e Beratit, do te vazhdoje edhe projektet e nisura dhe do te ketë mbështetjen time si ministër. Kandidati i Partisë Socialiste është pritur shume mire nga qytetaret dhe besoj fort qe ajo qe do te ndodhi nesër është ri konfirmimi i drejtimit te bashkisë nga kandidati jone.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat