Kishin fshehur drogën poshtë timonit të makinës, arrestohen tre të rinj, akuzohen për shpërndarje të lëndëve narkotike

Shqipëria

Kishin fshehur drogën poshtë timonit të makinës, arrestohen tre të rinj, akuzohen për shpërndarje të lëndëve narkotike

Më: 14 nëntor 2025 Në ora: 10:58
Foto ilustrim

Tre të rinj kanë rënë në prangat e policisë së Vlorës, pasi akuzohen për shitje të lëndëve narkotike në qytet.

Në pranga kanë rënë shtetasit: A. Rr., 20 vjeç, J. R., 25 vjeç dhe L. K., 21 vjeç, të tre banues në Lushnjë.

Policia informon se gjatë kontrollit të ushtruar në automjetin tip “Volkswagen”, në lagjen “Kushtrimi”, Vlorë, u gjetën të fshehura poshtë timonit 101 gram lëndë narkotike e dyshuar kokainë, e cila dyshohet se po transportohej me qëllim shitjen në qytetin e Vlorës.

Njoftimi Policisë

DVP Vlorë/Finalizohet nga Seksioni për Hetimin e Narkotikëve në DVP Vlorë, në bashkëpunim me Seksionin për Mbështetjen Operacionale të Hetimit, operacioni policor i koduar “Triple”.

Goditet një tjetër rast i shitjes së lëndëve narkotike.

Vihen në pranga tre shtetas që transportonin lëndë narkotike kokainë, me qëllim shitjen në qytetin e Vlorës.

Sekuestrohen lënda narkotike, 4 aparate celularë dhe automjeti me të cilin lëviznin 3 shtetasit e vënë në pranga.

Seksioni për Hetimin e Narkotikëve në DVP Vlorë, në bashkëpunim me Seksionin për Mbështetjen Operacionale të Hetimit, bazuar në informacionet e siguruara në rrugë operative dhe në kuadër të kontrolleve të pandërprera për goditjen e paligjshmërisë në fushën e narkotikëve, finalizuan një tjetër operacion në këtë fushë, të koduar “Triple”.

Në kuadër të këtij operacioni u arrestuan në flagrancë, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, kryer në bashkëpunim, shtetasit:

* A. Rr., 20 vjeç, J. R., 25 vjeç dhe L. K., 21 vjeç, të tre banues në Lushnjë.

Gjatë kontrollit të ushtruar në automjetin tip “Volksëagen”, në lagjen “Kushtrimi”, Vlorë, u gjetën të fshehura poshtë timonit 101 gram lëndë narkotike e dyshuar kokainë, e cila dyshohet se po transportohej me qëllim shitjen në qytetin e Vlorës.

Së bashku me lëndën narkotike u sekuestruan gjithashtu 4 aparate celularë, si dhe automjeti me të cilin qarkullonin 3 shtetasit.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë, për veprime të mëtejshme.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat