Të shtënat në Shkodër, detajet e para: Shkak dyshohet një konflikt banal në doganë

Shqipëria

Të shtënat në Shkodër, detajet e para: Shkak dyshohet një konflikt banal në doganë

Më: 15 nëntor 2025 Në ora: 21:43
Foto ilustrim

Lidhur me ngjarjen e ndodhur mbrëmjen e sotme në hyrje të Koplikut, ku u raportuan të shtëna me armë zjarri ndaj një automjeti në lëvizje, burime bëjnë me dije se incidenti dyshohet t ketë ndodhur pas një konflikti banal që ka nisur më herët në doganën e Hanit të Hotit.

Mësohet se automjeti është qëlluar me 5 plumba në hyrje të Koplikut, të cilat kanë goditur pjesën e pasme të makinës.

Nuk raportohet për persona të plagosur.

Policia ndodhet në vendngjarje dhe ka nisur hetimet.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat