Eksplozivi në Kamëz, mes personave të arrestuar edhe Jeton Lami, ish polici i Operacionales, i fundit që takoi Ervis Martinajn para se të zhdukej

Shqipëria

Eksplozivi në Kamëz, mes personave të arrestuar edhe Jeton Lami, ish polici i Operacionales, i fundit që takoi Ervis Martinajn para se të zhdukej

Më: 16 nëntor 2025 Në ora: 11:23
Foto ilustrim

Një nga personat e arrestuar lidhur me shpërthimin e tritolit në Kamëz është ish-oficeri i operacioneve, Jeton Jami. Ai ishte më parë i akuzuar për shpërdorim detyre, pasi dyshohej se kishte shoqëruar Ervis Martinajn para zhdukjes së tij.

Burime nga hetimi bëjnë me dije se grupi i goditur, i cili dyshohet se vendosi lëndën shpërthyese në biznesin në Kamëz një ditë më parë, ka qenë i përfshirë më parë në raste gjobëvënieje.

Gjithashtu, dy kunetërit ndaj të cilëve u vendos tritoli dyshohet se mund të kenë qenë pjesë e këtij grupi kriminal.

Burimet shtojnë se mund të ketë pasur përplasje mes anëtarëve të grupit, dhe shpërthimi në biznesin e tyre mund të ketë qenë një formë gjobëvënieje, me vlerë rreth 500 mijë euro.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat