Përplasi me makinë për vdekje 2-vjeçaren, pranga të riut në Durrës

Shqipëria

Përplasi me makinë për vdekje 2-vjeçaren, pranga të riut në Durrës

Më: 16 nëntor 2025 Në ora: 17:27
Policia e Durrësit

Është vënë në pranga i riu që përplasi për vdekje të 2-vjeçaren në Durrës.

Ngjarja e rëndë ndodhi ditën e djeshme, ku shtetasi me iniciale F.Xh., 24 vjeç ka goditur me makinë të miturën.

“Në vijim të informacionit paraprak të dhënë ditën e djeshme, ku automjeti me drejtues shtetasin F. Xh., 24 vjeç, ka goditur një 2-vjeçare, e cila si pasojë ka humbur jetën, informojmë se:

Specialistët e Qarkullimit Rrugor arrestuan në flagrancë 24-vjeçarin, për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”, me pasojë vdekjen“, thuhet në njoftimin e policisë

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat