Festë me tortë e verë në Bruksel, Rama surprizon Marta Kos dhe ministren daneze!

Shqipëria

Festë me tortë e verë në Bruksel, Rama surprizon Marta Kos dhe ministren daneze!

Më: 17 nëntor 2025 Në ora: 09:46
Foto nga vendngjarja

Shqipëria hapi sot edhe grupkapitujt e fundit të negociatave me Bashkimin Evropian. Në fund të fjalimeve, kryeministri Rama, komisionerja Marta Kos dhe ministrja e Jashtme e Danimarkës, Marie Bjerre festuan me tortën me numrin 6 që tregon hapjen e 6 grupkapitujve.

Po ashtu, kryeministri Rama surprozoi dy zyrtaret e larta të BE me nga një shishe verë me një skicim të realizuar nga vetë kreu i qeverisë.

Marta Kos: Mund të hamë dhe tortën, duhet të festojmë edhe më shumë. 6 kapituj të hapur është diçka për tu kremtuar. Urime Shqipëri.

Edi Rama: Marta kur vjen fjala për grup kapituj, kapituj e piketa mund të na habisni, por kur bëhet fjalë për dhurata dhe ëmbëlsira nuk e bëni dot.

Nuk është e orkestruar. Kjo është verë autoktone shqiptare me etiketën e skicuar prej meje. Një është për ju dhe tjetra për Marinë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat