Moti i keq dhe përmbytjet, evakuohen 4 familje në Lezhë

Shqipëria

Moti i keq dhe përmbytjet, evakuohen 4 familje në Lezhë

Më: 18 nëntor 2025 Në ora: 17:23
Vërshime në Lezhë

Në Bashkinë e Lezhës si pasojë e situatës nga reshjet dhe prurjeve të përrenjve malore është dashur ndërhyrja e emergjencave civile të Bashkisë Lezhë.

Mësohet se janë evakuuar 4 familje që janë strehuar në konviktin e shkollës profesionale në qytetin e Lezhës.

Situata mbetet kritike edhe në Njësinë Administrative pasi rezervuari i Kallmetit ka arritur piken kritike si pasojë e prurjeve të shumta.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat