Reshje të dendura shiu dhe dëborë në verilindje, si parashikohet moti për sot

Shqipëria

Reshje të dendura shiu dhe dëborë në verilindje, si parashikohet moti për sot

Më: 19 nëntor 2025 Në ora: 09:01
Foto ilustrim

Këtë të mërkurë, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme.

Moti parashikohet i vranët ndërsa reshjet e shiut priten të bëhen prezente që në orët e para të 24-orëshit në pjesën më të madhe të vendit me intensitet të ulët deri mesatar.

Ndërsa lokalisht në veriperëndim e jugperëndim reshjet e shiut hera-herës me intensitet deri të lartë në formën e shtrëngatave dhe stuhive.

Në majat e maleve në verilindje dhe në zonën e Alpeve do të ketë reshje bore me intensitet të ulët.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat