Rrëshqitja masive e shkëmbinjve bllokon aksin Qukës-Qafë Pllocë, vendoset baypass provizor për kalimin e mjeteve

Shqipëria

Rrëshqitja masive e shkëmbinjve bllokon aksin Qukës-Qafë Pllocë, vendoset baypass provizor për kalimin e mjeteve

Më: 23 nëntor 2025 Në ora: 11:33
Foto nga vendi i ngjarjes

Një rrëshqitje masive e dheut dhe shkëmbinjsh është evidentuar në aksin rrugor Qukës-Qafe Pllocë në afërsi të tuneleve.

Mësohet se si pasojë e shirave të shumtë është shkëputur një sipërfaqe e madhe mali duke bërë bllokimin e plotë të aksit ndërsa kompania kontraktore e mirëmbajtjes është detyruar të vendosi në përdorim baypass provizor për kalimin e mjeteve.

Kjo është problematika më e madhe e evidentuar nga rrëshqitjet në këtë aks rrugor.

Ndërsa pritet që autoritetet te marrin masa për hapjen e aksit.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat