Shërbimi sekret amerikan trajnon gardistët shqiptarë që mbrojnë zyrtarët e SPAK-ut

Shqipëria

Shërbimi sekret amerikan trajnon gardistët shqiptarë që mbrojnë zyrtarët e SPAK-ut

Më: 24 nëntor 2025 Në ora: 16:06
Foto nga vendi i ngjarjes

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë ofruar asistencë në trajnimin e anëtarëve të Gardës së Republikës që mbrojnë zyrtarët e lartë në Shqipëri.

Në një njoftim të ambasadës amerikanë bëhet me dije se:

 “tetë anëtarë të Gardës së Republikës, të cilët ofrojnë shërbime për mbrojtjen e zyrtarëve të qeverisë shqiptare, përfshirë prokurorët e SPAK, kryen një trajnim taktik të nivelit të lartë nga Shërbimi Sekret i SHBA në Akademinë Ndërkombëtare të Zbatimit të Ligjit të Shteteve të Bashkuara në Budapest”.

“Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Shqipëri gjithashtu ofron pajisje taktike dhe është krenare që zhvillon trajnime të rregullta me individët e guximshëm që mbajnë të sigurt zyrtarët e drejtësisë në Shqipëri”, thuhet më tej në njoftimin e ambasadës amerikane.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat