Partia Demokratike do të organizojë një takim në Qytetin Studenti në përkujtim të lëvizjes së Dhjetorit.
Sipas njoftimit nga selia blu në këtë ceremoni do të marrë pjesë edhe lideri i opozitës shqiptare Sali Berisha.
Aktiviteti do të mbahet në ora 11:00, me pjesëmarrjen e Kryetarit të Partisë Demokratike. Aty do të kujtohet figura e liderit të Dhjetorit, Azem Hajdari, si edhe studentët, pedagogët, punëtorët dhe të rinjtë që u vunë në krye të Lëvizjes për Ndryshim, Shpresë dhe Liri.
Lidhur me këtë ngjarje historike në jhistorinë e pluralizmit shqiptar ka reaguar edhe deputeti Klevis Balliu.
REAGIMI I BALLIUT
Gëzuar 8 Dhjetorin – Ditën e Rinisë dhe Demokracisë!
Falë revoltës studentore të 8 Dhjetorit, Shqipëria u çlirua nga kthetrat e diktaturës më të egër në Europë.
Sot, përveç mirënjohjes ndaj atyre heronjve me në krye Azem Hajdarin, duhet po ashtu të kërkojmë ndjesë që lejuam rikthimin e autoritarizmit që ata rrëzuan me sakrificë.
Por ne jemi të vendosur që të bëjmë gjithçka për t’i rrëzuar edhe një herë barbarët e kuq që kanë vjedhur fuqinë e sovranit dhe që sot po largojnë rininë nga vendi.