Kampusi i Akademisë së Forcave të Armatosura Shqiptare drejt finalizimit

Shqipëria

Kampusi i Akademisë së Forcave të Armatosura Shqiptare drejt finalizimit

Më: 8 dhjetor 2025 Në ora: 13:39
Foto nga vendngjarja

Kampusi i ri modern i Akademisë së Forcave të Armatosura po merr formë duke sjellë një transformim rrënjësor në edukimin ushtarak në Shqipëri. Me një hapësirë prej 7 600 m², kompleksi i ri përfshin klasa bashkëkohore, auditore, laboratorë, poligon stërvitor, pishinë, mensë dhe ambiente të standardeve më të larta ndërkombëtare.

Ky investim strategjik synon të përgatisë brezat e rinj të kuadrove të FA,

si dhe të rrisë profesionalizmin në shërbim të sigurisë kombëtare.

Ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu, gjatë inspektimit të punimeve, theksoi se 80% e punimeve kanë përfunduar dhe se studentët trajtohen me pagesë gjatë studimeve dhe kanë mundësi specializimi në akademi të njohura europiane dhe amerikane.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat