Operacioni i FNSH në Krujë, në kërkim edhe 4 persona të tjerë

Shqipëria

Operacioni i FNSH në Krujë, në kërkim edhe 4 persona të tjerë

Më: 10 dhjetor 2025 Në ora: 10:16
Foto ilustrim

6 persona janë vënë në pranga këtë të mërkurë pas një operacioni të zhvilluar mërkurë nga FNSH në Krujë dhe Nikël. Mësohet se nga ky operacion janë shpallur në kërkim edhe 4 persona të tjerë.

Të arrestuari janë identifikuar si Marvin Bushati, Agim Nina alias Lorenc Izet Selmani, Sokol Qaja, Gazmir Rraja, Përparim Rraja dhe Rexhep Rraja. Rexhep Rraja është djali i ish-deputetit socialist, Rrahman Rraja.

Ata akuzohen për veprat penale trafikimi i lëndëve narkotike e kryer në bashkëpunim në formën e veçantë të bashkëpunimit atë të grupit të strukturuar kriminal.

Më tej bëhët me dije se ata ishin në kërkim nga operacione të tjera të mëparshme nga SPAK.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat