I vrasin me armë mushkën, nisin hetimet për rastin në Përmet pas kallëzimit të pronarit

Shqipëria

I vrasin me armë mushkën, nisin hetimet për rastin në Përmet pas kallëzimit të pronarit

Më: 10 dhjetor 2025 Në ora: 12:19
Foto ilustrim

Policia e Përmetit ka nisur hetimet pas kallëzimit të një personi, se i kanë vrarë me armë gjaku mushkën.

Sipas policisë Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Përmet referuan materialet në Prokurori, për veprën penale “Keqtrajtim i kafshës”.

Kjo pasi shtetasi Th. S. ka kallëzuar se ka gjetur në tokën e tij, kafshën e punës (mushkë), të vrarë me armë gjahu.

Punohet për identifikimin e autorit/ëve.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat