“Balluku s’i shpëton dot burgut”, deputeti i PD për vendimin e GJK: Banda e saj festoi dje me fishekzjarre, vendimi i 22 janarit do të jetë i kundërt!

Shqipëria

“Balluku s’i shpëton dot burgut”, deputeti i PD për vendimin e GJK: Banda e saj festoi dje me fishekzjarre, vendimi i 22 janarit do të jetë i kundërt!

Më: 13 dhjetor 2025 Në ora: 12:41
Deputeti demokrat, Luan Baçi

Deputeti demokrat, Luan Baçi thotë se e pandehura Belinda Balluku nuk mund t’i shpëtojë dot burgut.

Në një intervistë për “News 24 Fundjavë”, deputeti komentoi vendimin e djeshëm të Gjykatës Kushtetuese, e cila pezulloi përkohësisht vendimin e GJKKO dhe e riktheu Ballukun në detyrë.

Sipas tij, më datë 22 janar, kur pritet që të mbahet edhe seanca publike në Kushtetuese për shqyrtimin e ankimimit të saj, vendimi do të jetë i kundërt nga ai i djeshmi.

Ai thotë se nuk ka asnjë organ drejtësie që mund ta shpëtojë Ballukun për vjedhjet e saj, dhe se nuk i shpëton dot burgut.

Drejton gishtin gjithashtu ndaj socialistëve se po bëjnë çdo gjë për t’i “pastruar” imazhin.

“Në datën 22 janar është dhe seanca për gjykimin e kësaj çështje dhe besoj se do të jetë në pritshmërinë e socialistëve të Belindës dhe banda e hajdutëve të saj në Fier, që hodhën dje fishekzjarrë. Mbledhja e Kryesisë do të trajtojë dhe gjëra të tjera. Ata, socialistët, krijojnë një imazh të zonjës Balluku se ajo ka të drejtë, një format për ta inkurajuar atë. Që gjatë kësaj kohe, të bëjë disa gjëra të tjera, të punojë disa persona në Fier, që i ka ‘blerë’ gjatë fushatës.

Rama po e mban fort Ballukun, s’po e lëshon. Por besoj se ajo do të flasë. Ballukun e shoh vetëm në burg. Nuk ka rrugë tjetër, sado që ta zgjasë. E izoluar brenda kufijve, ajo duhet të jepte dorëheqje po të kishte moral. Do të fitonte shumë pikë dhe në opinion, jo të socialistët e saj, hajdutët e saj, por te qytetarët. Do të zhbënte atë imazh që ka krijuar, ku ka futur duart kudo, me joshje, presione e blerje. Ajo ka rrezik arratisjeje. Mendoj se në 22 janar, vendimi do jetë krejt i kundërt. S’ka organ drejtësie që e shpëton Ballukun”, tha ai.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat