I vuri flakën vetes brenda mjetit në “Qafën e Llogarasë”, identifikohet viktima! 32-vjeçari ish-punonjës policie

Shqipëria

I vuri flakën vetes brenda mjetit në “Qafën e Llogarasë”, identifikohet viktima! 32-vjeçari ish-punonjës policie

Më: 15 dhjetor 2025 Në ora: 20:15
Foto nga vendi i ngjarjes

Është identifikuar personin që u dogj në makinën e tij ditën e sotme (15 dhjetor) në “Qafën e Llogarasë”.

Sipas informacioneve zyrtare dhe të familjarëve, personi që humbi jetën është Artjol Xhelo, 32 vjeç, ish-punonjës policie nga Ura Vajgurore.

Gazetarja Xhensila Kodra raporton se Xhelo kishte dhënë dorëheqjen nga policia gjatë vitit 2023.

Ndërkohë, familjarët kanë treguar se ai vuante nga depresioni dhe ishte i shqetësuar për punësimin.

Madje, ai i kishte thënë familjes se nëse nuk gjente një punë, nuk do të kthehej më në shtëpi atë ditë.

“Nëse nuk gjej punë nuk kthehem më sot në shtëpi”, ka thënë ai.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat